Goditet grupi italo-shqiptar, tentuan të merrnin 187 kg kokainë të ruajtur në kontejnerë

15:33 | 15 Nëntor 2022
A. B.

Një grup italo-shqiptar është shkatërruar së fundmi në brigjet përtej Adriatikut.

Mediat italiane raportojnë se deri më tani tre persona ndodhen në paraburgim, ndërsa ndaj një tjetri është lëshuar një urdhër ndalimi.

Hetimet mësohet se kanë nisur në vitin 2020 me arrestimin e pesë personave pasi u kapën me një kilogram kokainë dhe hashash.

Konkretisht policia italiane raporton se aksioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm ku u arrestuan tre persona me shtetësi italiane dhe shqiptare me moshë midis 42 dhe 60 vjeç.

Më tej, të arrestuarit sot po akuzohen për përpjekjen e tyre për të rikuperuar 187 kilogramë kokainë të ruajtur në kontejnerë të mbërritur në portin e Vado Ligure, objekt i sekuestrimit nga Fiamme Gialle.

Aktiviteti i paligjshëm do të kishte sjellë në total mbi pesë milionë euro fitime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme