Google ADS

Sllovenia shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

14:56 | 15 Nëntor 2022
A. B.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Murati, në një postim në Facebook, ka shkruar se e informoi ambasadoren Benedejçiq lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, si dhe masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’u bërë ballë krizave globale me inflacion dhe energjinë.

Bëhet e ditur se ministri e informoi ambasadoren edhe lidhur projektligjin e buxhetit për vitin 2023, i cili u miratua në Qeveri pak javë më parë.

“Nga ana e saj znj. Benedejçiq e falënderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit, si dhe në ndarjen e praktikave më të mira në mes Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar Murati. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme