Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, bashkë me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, njëherit ko-president i ALDE-s, ka zhvilluar një mëngjes pune me disa nga eurodeputetët liberalë të vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur që sot ka zhvilluar takime të ndara edhe me Felix Mittermayer nga partia austrike NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD.
“Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat u dakorduam të përqendrojmë komunikimin e mëtutjeshëm. Me partnerë dhe miq të tillë, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt dhe do të ndihmoj aspiratën e Kosovës për integrim!”, njofton Krasniqi.
Përveç në Bruksel, lideri i opozitës dhe i PDK-së, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare gjatë javës do të qëndroj në edhe në Washington./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën