Erik ten Hag thuhet se u ka thënë krerëve të Manchester United se Cristiano Ronaldo nuk duhet të luajë më kurrë për klubin.
Intervista shpërthyese e portugezit me Piers Morgan, në të cilën ai goditi klubin dhe trajnerin holandez, padyshim se do të ketë masa ndëshkuese për të.
Njeriu që bëri maksimumin gjatë gjithë verës për t’u larguar nga klubi ka thënë se ai ndjen se Ten Hag po përpiqet ta detyrojë atë të largohet nga klubi.
Marrëdhënia e Ronaldos dhe Ten Hag ka qenë e ftohtë gjatë gjithë sezonit. Imazhi: Alamy
Në fund të fundit, ishte ish-trajneri i Ajaxit që e emëroi Ronaldon kapiten kundër Aston Villas, vetëm një javë para se të dilte intervista thumbuese, një lëvizje e njohur në qarqet e futbollit si një shenjë që dikush dëshiron të largohet nga klubi.
Pasojat nga intervista, e cila nuk do të transmetohet në maksimum deri të mërkurën dhe të enjten, tashmë kanë filluar, me 37-vjeçarin që do të gjobitet me pagën maksimale prej dy javësh.
United lëshoi një deklaratë duke thënë se klubi “do të marrë parasysh përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota”, megjithëse faktet duket se janë mjaft të qarta tani.
Ronaldo tani është në kampin stërvitor me Portugalinë përpara Kupës së Botës. Imazhi: Alamy
Megjithatë, sipas ESPN, Ten Hag ka vendosur tashmë se çfarë duhet të ndodhë më pas, me holandezin që u tha krerëve të klubit se Ronaldo të mos luajë më.
52-vjeçari zhvilloi një takim me bashkëkryetarin Joel Glazer, shefin ekzekutiv Richard Arnold dhe drejtorin e futbollit John Murtough të hënën për të diskutuar këtë çështje.
Raporti pretendon se trajneri donte një Ronaldo të motivuar për të ndihmuar në sfidën e klubit për top katroshe dhe kupat e tjera, mirëpo tani nuk dëshiron ta ketë më në ekip. /Telegrafi/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës