Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha të martën se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës gjatë konfliktit gati nëntëmujor mes tyre.
Ekipi monitorues i OKB-së, me bazë në Ukrainë, tha se i bazon gjetjet e tij në intervistat me më shumë se 100 të burgosur lufte në secilën anë të konfliktit.
Intervistat me të burgosurit ukrainas të luftës janë bërë pas lirimit të tyre, pasi Rusia nuk ka lejuar qasjen në lokacionet e paraburgimit, tha ky ekip.
Matilda Bogner, udhëheqëse e misionit monitorues, tha në një konferencë për media në Gjenevë se “shumica dërrmuese” e të burgosurve ukrainas të intervistuar, kanë raportuar tortura dhe keqtrajtime nga forcat ruse.
Ajo përmendi si shembuj sulmet me qen, goditjet elektrike dhe dhunën seksuale.
Sipas saj, trajtimi kishte për qëllim frikësimin dhe poshtërimin e të burgosurve.
Bogner raportoi edhe për, siç tha, pretendimet e besueshme të të burgosurve rusë për ekzekutime të shpejta të disa të të burgosurve nga forcat ukrainase.
Sipas saj, të burgosur të tjerë rusë kanë raportuar edhe për kushte të këqija dhe poshtëruese të transportit. Sipas pretendimeve të tyre, ata janë futur të zhveshur në kamionë ose furgonë, si dhe me duar të lidhura pas shpine.
Kievi ka thënë më herët se i kontrollon të gjitha informacionet në lidhje me trajtimin e të burgosurve dhe se do të hetojë çdo shkelje.
Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, i mohon torturat ose format e tjera të keqtrajtimit të të burgosurve. /REL
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...