Google ADS

Sulm me thikë në Prizren, viktima në gjendje të rëndë shëndetësore

09:54 | 15 Nëntor 2022
E.H

Një person në Prizren ka sulmuar më thikë një person tjetër në rrethana të panjohura, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e viktimës është e rëndë.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prizren  14.11.2022 – 19:30. Në rrethana ende të pa njohura i dyshuari mashkull  kosovar dyshohet se e  ka sulmuar me mjetë të mprehtë thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme