Sandalet që Steve Jobs kishte veshur kur themeloi kompaninë Apple u shitën për gati 220.000 dollarë.
Sandalet Birkenstocks me kamoshi kafe “mjaft të përdorura” nga mesi i viteve 1970 kanë vendosur një rekord për çmimin ë të lartë të paguar ndonjëherë për një palë sandale, tha të dielën Julien’s Auctions.
“Gjurma e Steve Jobs është ruajtur në tabanin, pasi ai i mbante këto sandale për vite me radhë”, tha shtëpia e ankandeve në një listë në faqen e saj të internetit.
Sandalet pritej të kapnin vlerën 60.000 dollarë, por çmimi përfundimtar i shitjes ishte 218.750 dollarë. Blerësi nuk është emëruar.
Jobs dhe Steve Wozniak themeluan Apple në 1976 në shtëpinë e prindërve të Jobs në Los Altos, Kaliforni. Në vitin 2013, prona u caktua një pikë referimi historike nga Komisioni Historik Los Altos.
Jobs vdiq në vitin 2011 nga ndërlikimet e kancerit të pankreasit./AP/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...