Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, njoftuan se mbrëmë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 20.09.2022 .
Rasti ka ndodhur në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura.
Personat e arrestuar janë A. S, mashkull, 46 vjeç, S. I, mashkull, 16 vjeç, H. M, mashkull, 40 vjeç dhe L. L, mashkull, 24 vjeç.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet tutje në njoftimin e PK./arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...