Kapet një shqiptar me mbi një milion euro kokainë në Irlandë të Veriut

14:43 | 14 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Një shqiptar është arrestuar nga policia irlandeze, pasi që në makinën e tij iu gjet drogë e llojit kokainë në vlerë prej 1.12 milion euro.

Ai u kap në një vend në Co Louth.

Siç raporton gazeta Irish Mirror, 30-vjeçari do të duhet që të kalojë në paraburgim së paku shtatë ditë.

Dyshohet se droga i përket një bande në Dublinin Perëndimor me lidhje në Drogheda.

Policia pritet që t’i bëjë një analize drogës së konfiskuar.

Shqiptari është marrë në pyetje nga autoritetet gjithë së shtunës.

Mësohet se jetonte prej shumë vitesh në Dublin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme