Google ADS

LAJMI I FUNDIT/ Ministria e Shëndetësisë siguron dozat e vaksinës kundër kancerit në qafën e mitrës

14:40 | 14 Nëntor 2022
L G

Ministria e Shëndetësisë ka arritur të sigurojë një numër të vogël të dozës se vaksinës HPV që mbron gratë nga kanceri i qafës së mitrës.

Kështu kanë bërë të ditur nga MSH për arbresh.info.

Megjithatë, numri i dozave të siguruara nuk është bërë i ditur.

“Ministria e Shëndetësisë për këtë vit ka siguruar një numër të vogël të dozave të vaksinës HPV, mirëpo nga viti tjetër numri i dozave të kësaj vaksine do të rritet ndjeshëm”, bënë të ditur ministria për arbresh.info.

Sipas MSH-së nga viti 2024 planifikohet që vaksina HPV të përfshihet në kalendarin e rregullt të vaksinimit.

Ndryshe, në fillim të këtij viti u raportua se Kosova do të pajisej me 300 vaksina kundër kancerit në qafën e mitrës, ndërsa tani nuk është bërë i ditur numri se sa vaksina kanë arritur në Kosovë.

Në klinikën e Onkologjisë çdo vit thuhet se janë deri 60 raste me kancer të qafës së mitrës.

Ndërsa Shqipëria e ka nisur aplikimin e kësaj vaksine për herë të parë në fillim të këtij muaji./arbresh.info/ Vjollca Gajraku/

 

Të ngjashme