Rama: Rezultate të mira me Ballkanin e Hapur, mbështesim Procesin e Berlinit

11:20 | 14 Nëntor 2022
A Z

Në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Maqedoni e Veriut, kryeministri shqiptar Edi Rama vlerësoi marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur ndërsa theksoi se të dyja vendet janë dhe do vazhdojnë të jenë mbështetës të lëkundur të Procesit të Berlinit.

Rrama poashtu theksoi se këto nisma janë pjesë të njëra-tjetrës.

“Në 6 Dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty së bashku, me të gjitha dëshirat, problemet, dhe sfidat tona të cilat janë gjithmonë e më të njëjta me ato të vendeve të tjera të BE. Është koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës, duke kërkuar nga njëra anë nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në të gjithë përpjekjen e realizuar për t’i rezistuar qoftë goditjes së energjisë, qoftë inflacionit të luftës. Nga ana tjetër për të ndërtuar një plan të përbashkët, që të na japë mundësinë të shohim përtej kësaj faze të vështirë, të zymtë, por jo të pambarimtë. Nuk kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen përtej saj”.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë njëfarë përgatitje, duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen, jo vetëm si shtete më vete, por dhe në mënyrë kolektive, si vende të të njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike. Qoftë në aspektin e Ballkanit të Perëndimor si rajoni ynë, qoftë në aspektin e BE si destinacioni ynë. Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe njëkohësisht për të projektuar një të ardhme e cila të rrisë në maksimum aftësitë e vendeve tona që të përfitojnë nga një hapësirë shumë më e madhe se ajo e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira, të marrëveshjeve të bëra në kuadër të Ballkanit të Hapur. Ashtu si kundër kemi vazhduar të jemi dhe do vazhdojmë të jemi mbështetës të lëkundur të procesit të Berlinit. Duke pasur aftësinë që t’i shohim të dyja bashkë këto nisma si pjesë të njëra tjetrës dhe në asnjë mënyrë si përjashtuese të njëra-tjetrës”, u shpreh Rama, shkruan tvklan.

Të ngjashme