Rama pritet me ceremoni shtetërore në Shkup

10:14 | 14 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me ceremoni zyrtare në Shkup.

Atje, Rama u prit nga kryeministri i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski.

Pas kësaj ceremonie, do të nisë mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, në sallën solemne të qeverisë maqedonase, ku do të flasin edhe dy krerët e qeverive.

Në mbledhje do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme