Berisha përpara qytetarëve protestues: Bota na sheh si njerëzit e gomoneve

18:51 | 12 Nëntor 2022
KRG

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Shqipëri më saktësisht në Tiranë, është  duke i zhvilluar protesta e opozitës së Shqipërisë, të cilët janë çuar të ngrejnë zërin për çështje të ndryshme për të cilat, sipas tyre, fajtor është kryeministrin Edi Rama.

Berisha iu drejtuar masës  duke iu thënë  se bota po i sheh qytetarët e Shqipërisë si njerëz të gomoneve, e si shkak për këtë ka përmendur Edi Ramën.

“Ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur, njëlloj si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 32 vjetësh, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend më të pasur se ky vend, por shqiptarët sot janë popull i gomoneve, sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama, iu ka grabitur votën, iu ka plaçkitur votën, ka shndërrua liritë e tyre në iluzion, në votë fiktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet”, theksoi kryedemokrati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme