Nis protesta e Berishës dhe e Metës para kryeministrisë

16:39 | 12 Nëntor 2022
KRG

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë thirrur  sot një protestë kundër qeverisë, përpara godinës së kryeministrisë. Slogani i protestës do të jetë “Shqipëria në rrezik, t’i dalim Zot bashkë”.

Kjo është protesta e dytë që organizohet nga Partia Demokratike pas asaj të 7 Korrikut. Edhe skenari i këtij tubimi thuhet të jetë i ngjashëm me atë të 7 korrikut, ku disa persona do të mbajnë fjalën në një podium, bashkë me ta edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nga ana tjetër policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Një kordon policor është rreshtuar rreth kryeministrisë për të ruajtur distancën mes protestuesve dhe institucionit, ndërkohë janë vendosur profile metalike në hyrje të saj.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë bërë gati në disa pika pranë Kryeministrisë.

Për shkak të protestës janë bllokuar disa rrugë në kryeqytet:

“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Sheshi “Nënë Tereza”

Rruga “Ismail Qemali”

Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Bulevardi “Bajram Curri”

Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme