Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë “pushtuar” rrugët e Anglisë me thirrje që kërkojnë largimin e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman.
Qytetarët shqiptarë po protestojnë me muzikë shqiptare në sfond, ndërsa në pankartat e tyre thuhet se nuk janë kriminelë dhe se punojnë e paguajnë taksa.
Ndryshe, sekretarja e brendshme, Braverman ka deklaruar ditë më parë se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët atje për “abuzim me ligjet e tyre”.
Kjo deklaratë ka marrë reagimin e menjëhershëm edhe të Qeverisë së Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama deklaroi për “Sky News” se ende po pret për një falje nga qeveria britanike, shkruan Euronews.al
Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe pas deklaratës së Braverman, se po përdor si ‘kokë turku’ shqiptarët për të justifikuar “politikat e saj të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.
Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i atyre që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.
Ndryshe, tabloidi “Daily Mail” ditë më parë i ka kushtuar një artikull shqiptarëve të Shqipërisë, duke u përfshirë kështu në debatin e madh për eksodin e tyre drejt Britanisë së Madhe.
Gazetari hulumtues Guy Adams, ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku tregon detaje se si ikin shqiptarët drejt “tokës së premtuar”.
Prestigjiozja britanike i ka kushtuar një tjetër artikull fenomenit të emigrimit në masë të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Për të demonstruar këtë rrugëtim sa të shtrenjtë, aq edhe të vështirë për ta, Adams ndalet në një agjenci autobusësh, që arrin të dërgojë shqiptarët me lehtësi deri në vende të caktuara të Evropës, nga ku, e vetmja “detyrë” që i ngelet emigrantëve është që të gjejnë një ndërmjetës, i cili nëpërmjet pagesës, do të mund t’i ofrojë atyre mundësinë e kalimit nëpërmjet mënyrave të ndryshme, drejt Britanisë së Madhe.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...