Ukraina po ndërton struktura fortifikuese dhe po instalon një gardh betoni në kufirin me Bjellorusinë.
Deklarata përkatëse është bërë nga Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymosheno në Telegram, raporton një korrespondent i Ukrinform.
“Për momentin, njerëzit tanë në jug po i mirëpresin ushtrinë tonë, ndërsa në veri janë duke u zhvilluar punë të tjera. Këtu, ne po ndërtojmë një mur në kufirin me Bjellorusinë. Një hendek, argjinaturë, gardh prej betoni të përforcuar me tela me gjemba – këto janë pengesat që po ndërtohen në Volyn”, vuri në dukje Timoshenko.
Sipas tij, tashmë janë përfunduar rreth 3 kilometra të zonës kufitare ndërkohë që punimet e ndërtimit vazhdojnë.
Sipas Timoshenko, kjo nuk është e gjitha, por detajet e mëtejshme nuk do të zbulohen.
Siç vë në pah mediumi në fjalë, punimet përkatëse kryhen në rajonin Rivne dhe rajonin e Zhytomyr.
Po ashtu, bëhet e ditur, më tej, po ndërtohen fortifikime dhe po krijohen zona kufitare në rajonet në kufi me Rusinë. /Telegrafi/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen