Në regjionin e Vitisë, saktësisht në fshatin Sadovinë njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar në vlerë rreth 18 mijë euro.
Në njoftim thuhet se janë sekuestruar ekrane për telefona të mençur:
Iphone X, 11Pro, Xmax 1110 copë dhe Samsung J6, A, M, S, 844 copë.
Vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 euro dhe rasti është referuar tek hetimet për trajtim të mëtejmë.
Dogana mirëpret bashkëpunimin dhe lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit ne linjat e sigurta të komunikimit. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?