Festat e fundvitit po afrohen, mirëpo ende nuk dihet nëse këtë vit do ketë dekorim të shesheve kryesore të qyteteve në Kosovë.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, çdo vit ka dekoruar sheshin kryesor, ndërkaq edhe këtë vit ka planifikuar të njëjtën gjë.
Madje, Komuna e Prishtinës ka ndarë edhe një buxhet prej 70 mijë euro për dekorimin e qytetit.
Arbresh.info ka kontaktuar me zyrtarë të kësaj komune, të cilët kanë konfirmuar se nëse iu lejohet nga qeveria qendrore do ketë dekorim.
Mirëpo çfarë mendojnë qytetarët për këtë çështje.
Arbresh.info ka realizuar një anketë me qytetarët ku kemi marrë mendimin e tyre nëse janë pro apo kundër dekorimit, marr parasysh shtrenjtimin e rrymës dhe gjitha produkteve si dhe thirrjeve nga Qeveria e Kosovës për kursim të energjisë.
Disa prej tyre e shohin dekorimin si diçka të nevojshme për qytetin dhe vetë domethënien e festave të fundvitit.
Sipas tyre, pavarësisht krizës energjetike dhe ekonomike, paraja publike duhet të kursehet në ngjarje tjera, e jo në dekorimin e kryeqytetit.
Sa i përket shumës prej 70 mijë eurove, ata kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje. Disa mendojnë se kjo është një shumë jashtëzakonisht e lartë, ndërsa të tjerët thonë se kjo shumë nuk është asgjë kur bëhet fjalë për dekorime të kryeqytetit./arbresh.info/ Emir Abduramani/
lexo edhe:
Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?