Google ADS

Kina paralajmëron SHBA-të: Asnjë informacion Tajvanit për takimin Biden-Xi Jinping

09:23 | 12 Nëntor 2022
K.B

Kina dënoi një plan të Shtëpisë së Bardhë për të informuar Tajvanin mbi rezultatet e një takimit që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Samitin e G20-ës në Indonezi, mes Presidentit Joe Biden dhe homologut të tij, Xi Jinping.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan njoftoi planin për të informuar Tajvanin rreth bisedimeve të enjten, duke u thënë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara synonin ta bënin Tajvanin të ndihej i sigurt dhe rehat për mbështetjen e Uashingtonit, shkruan Reuters.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian theksoii se çdo informim i tillë nga Shtetet e Bashkuara për Tajvanin, do të shkelte një premtim të SHBA-së për të mbajtur vetëm kontakte jozyrtare me ishullin.

“Është natyrë skandaloze. Kina e kundërshton me vendosmëri,” tha Zhao në një konferencë pak pasi ministria njoftoi se Xi do të takohej me Biden.

Biden dhe Xi u takuan për herë të fundit personalisht kur 79-vjeçari ishte nënpresident gjatë administratës së Obamës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme