Tre javë pasi mori drejtimin e Twitter, Elon Musk ka deklaruar se një e ardhme delikate financiare e pret këtë platformë, pas largimit të drejtuesve kryesorë të privatësisë dhe sigurisë.Bëhet me dije se së fundmi nga kompania është larguar Yoel Roth, kreu i sigurisë dhe integritetit, i cili ishte emëruar për të adresuar publikisht shqetësimet që reklamuesit dhe përdoruesit kishin në lidhje me platformën.
Largimet filluan në të njëjtën ditë që Elon Musk iu drejtua punonjësve për herë të parë, duke u shprehur se “falimentimi nuk është i përjashtuar”.
Në një email drejtuar punonjësve Musk përshkroi rrethanat e vështira ekonomike në të cilat ndodhej kompania dhe sa i rëndësishëm ishte abonimi në Twitter Blue, për të ardhmen e saj.
Pa të ardhura të konsiderueshme nga abonimet, ka një shans që Twitter nuk do t’i mbijetojë rënies së ardhshme ekonomike. Ne kemi nevojë për afërsisht gjysmën e të ardhurave nga abonimet për të shpëtuar”, tha Musk në email.
Një punonjës tha gjithashtu në takimin e stafit se Musk dukej se minimizonte shqetësimet e punonjësve për mënyrën se si një forcë punëtore e pakësuar në Twitter po trajtonte detyrimet e saj për të ruajtur privatësinë dhe standardet e sigurisë së të dhënave.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...