Një degë e një kompanie transfertash bankare se është grabitur këtë pasdite në Divjakë të Shqipërisë.
Dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar me kallashnikov punonjësin dhe i ka kërkuar lekët.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka hyrë në degën e transferimit të parave, ka mbushur armën para punonjësit dhe më pas ka marrë lekët. Pritet që nga pamjet të identifikohet autori nga policia.
Ende nuk dihet shuma e vjedhur, ndërsa grabitësi ka shfrytëzuar një moment kur në zonë nuk ka pasur lëvizje, madje dhe postblloku i policisë që qëndron në hyrje të bulevardit sot nuk ka qenë i pranishëm.
Njoftimi i policisë:
Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /tch
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin