Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Forumit të Paqes në Paris foli për mundësitë e bashkëpunimit në kohët të cilat ajo i quajti si sfiduese për kontinentin.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ,tha se Kosova është shembulli më i mirë i një vendi që ka përjetuar terrorin e luftës, ka qenë viktimë e gjenocidit por edhe sipas saj, ka punuar intensivisht për t’u shndërruar në një partner të besueshëm për aleatët.
“Duke reflektuar mbi zhvillimet aktuale në Evropë, por edhe mbi sfidat, të cilat i ka përjetuar vendi ynë, potencova se për bashkëpunim të suksesshëm dhe multilateralizëm efektiv, duhet të rikujtojmë gjithnjë se akomodimi i autokratëve nuk sjell asnjëherë më shumë paqe. Përkundrazi, kjo krijon më shumë hapësirë për shkatërrim e luftë si dhe inkurajon më shumë autokracinë dhe hegjemonitë”, është shprehur Osmani.
Tutje, ajo tha se paqja është e mundshme dhe afatgjate vetëm kur nuk shpërblehen agresorët dhe se sipas saj, asnjëherë s’duhet rënë në kurthin e dyanshmërisë.
“Nuk mund të përdorim argumentin e dyanshmërisë kur është e qartë se kush është viktima e kush agresori. Paqja është e mundshme vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat dhe ballafaqim me të kaluarën. Në të kundërt, rrezikojmë që e kaluara të përsëritet”, shkroi Osmani.
Më tej, e para e shteitt tha se paqja e bashkëpunimi do të jenë të mundshme dhe të qëndrueshme vetëm kur partneritetet ndërtohen mbi bazën e vlerave të njëjta dhe duke respektuar vlerat demokratike./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...