Google ADS

Stano: Normalizimi është një faktor kyç në rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë

16:33 | 11 Nëntor 2022
E.H

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë, të tregojnë gatishmëri për kompromis.

Me anë të një postimi në Twitter, Stano ka shkruar se normalizimi i marrëdhënieve është një faktor kyç për dy palët në rrugën evropiane.

“Normalizimi është një faktor kyç në rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Këshilli për Punë të Jashtme do ta diskutojë këtë çështje të hënën”, ka shkruar Stano./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme