Google ADS

Plagoset me thikë kreu i bashkisë së Divjakës, arrestohet autori

11:34 | 11 Nëntor 2022
A. B.

Mediat raportojnë se Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë pas një konflikti me një qytetar.

Kokoneshi pas një debati me shtetasin Ergest Xhelili është goditur me thikë nga ky i fundit. Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia.

Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Kokoneshi po dërgohet në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes. /tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme