Kurti takon Borrellin në Paris

11:00 | 11 Nëntor 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell janë takuar tashmë në Paris. Ky takim i paralajmëruar më herët vjen pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës dhe pas propozimit franko-gjerman që u është dhënë palëve në dialog.

Pamjet nga ky takim i ka publikuar Shërbimi Audiovisual i Komisionit Evropian.

E për këtë takim kishte paralajmëruar më herët edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter. “BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Stano.

Shefi i diplomacisë evropiane sot në Paris do të zhvillojë takime edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme