Sot u bë ceremonia e betimit të 311 rekrutëve të rinj të FSK-së.
E nuk kishin si të mungonin fjalët mëdha nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në ceremoninë e certifikimit të tyre, shkruan arbresh.info
Mehaj u kërkoi rekrutëve të rinj që të mos harrojnë se në ADN-në e tyre është Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ajo e komandantit legjendar, Adem Jasharit.
“Nuk mund të ecim përpara nëse nuk nderojmë të kaluarën, historia jonë na ka bërë kjo që jemi sot dhe për atdhe derdhim gjak dhe lotë, atdheu është pasuria jonë më e madhe – për të jetojmë dhe për të vdesim”.
“Ushtarë të dashur gjatë shërbimit tuaj brenda dhe jashtë vendit ecni gjithmonë me kokën lartë sepse ushtria jonë nuk ka luftuar kurrë për të pushtuar territore të huaja por ka mbrojtur me shpirt territorin e vet. Dijeni se në AND-në tuaj keni Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, keni ADN-në e komandantit legjendar, Adem Jashari”.
“Ushtria e Adem Jasharit nuk dorëzohet, nuk kthehet mbrapa dhe është e pathyeshme”, tha Mehaj. /arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...