Taika i lumtur që do të prezantojë me gruan e tij Ritën eventin “MTV Europe Music Awards”

08:44 | 11 Nëntor 2022
A. B.

Taika Waititi thotë se ai dhe partnerja Rita Ora po “kombinojnë pikat e tyre të forta” për të prezantuar së bashku eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Regjisori fitues i çmimit “Oscar” tha se ai dhe Ora ishin “miqtë më të mirë” dhe do të preferonin të punonin me njëri-tjetrin sesa më shumë me “një tufë yjesh të Hollywoodit”, shkruan Evening Standard.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet në “PSD Bank Dome” në Duseldorf të Gjermanisë, më 13 nëntor, dhe do të shënojë herën e parë që çifti i famshëm prezantojnë së bashku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme