Deputetja e parlamentit kroat, shqiptarja nga Kosova, Ermina Lekaj Përlaskaj në RTK tha se në Kroaci po përcjellin zhvillimet e fundit në Kosovë derisa tha se për këtë çështje ka diskutuar edhe me Kryeministrin kroat dhe ministrin e Mbrojtjes për të marr nga ta një vlerësim se si e shohin ata si një shtet i BE-së, situatën në Kosovë.
Ajo tha se Kroacia gjithmonë do të jetë mbështetëse e Kosovës sikurse deri tash.
Deputetja e parlamentit kroat tha se është koha që Qeveria e Kosovës të ketë një vendim të prerë sa i përket targave.
“Sipas mendimit tim është koha që edhe Qeveria të ketë një vendim të prerë. Nëse është vendimi të mos të shtyhet afati i targave atëherë le ta mbaj një qëndrim që edhe BE-ja , SHBA-ja dhe shtete tjera ta shohin se me të vërtetë jemi shtet dhe kemi një qëndrim të prerë”, tha tutje ajo.
Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e quajti manipulator.
“Vuçiq është një maipulator që manipulon me situatën dhe ajo çka është e rëndësishme në këtë moment është një qëndrim i përbashkët i BE-së kundër tij. Nuk e di a e keni informatën e fundit të shtetit kroat që e ka bërë edhe ndërprerjen e shpërndarjes së naftës nëpërmjet Kroacisë që Vuçiq menjëherë e ka paraqitur vetën dhe shtetin e tij si viktimë”, shtoi Lekaj-Përlaskaj.
Ajo tha se është momenti që pozitë e opozitë në Kosovë të bëhen bashkë, të kenë një qëndrim të përbashkët e ta mbështesin kryeministrin në procesion e dialogut.
Ndërkohë deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka folur edhe për vendimin që shteti ku ajo bënë pjesë nga 1 janari i viti të ardhëm do të bëhet anëtare e zonës shengen.
Tha se shteti kroat e ka pritur këtë meqë i ka plotësuar të gjitha kriteret.
Ndërkohë sa i përket liberalizimit të vizave tha se Kroacia është një shtet mbështetës i Kosovës.
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...