Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, është shprehur se zona Shengen vazhdon të mbetet një ëndërr e parealizuar për kosovarët.
Halimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se është shqetësues ky fakt.
“Është shqetësuese që izolimi ndaj qytetarëve të Kosovës po vazhdon edhe më tej. Zona Shengen vazhdon të mbetet një ëndërr e parealizuar për njerëzit tanë, e bashkë me të edhe mundësitë e reja për shkollim e avancim profesional. Askush nuk është kundër një sistemi shtesë të sigurisë, mirëpo qytetarët tanë e meritojnë ta kenë mundësinë e lëvizjes nëpër Evropë, gjë të cilën vendet e rajonit e gëzojnë prej më shumë se një dekade.”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...