Google ADS

Presidentja e PE-së mbështet heqjen e vizave për Kosovën

15:59 | 10 Nëntor 2022
E.H

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, për mediumin “N1 Zagreb” ka deklaruar se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Metsola ka thënë se është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerat, transmeton arbresh.info.

“Është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerat. Dëshiroj që institucionet dhe shtetet anëtare, sidomos ato vende që kanë qenë për kohë të gjatë në sallën e pritjes, të jenë aleatë”, deklaroi Metsola,

Ndër të tjera, ajo foli edhe për raportin e Serbisë me Rusinë, duke thënë se bisedat me Beogradin kanë qenë të qarta për sa i përket vënies së sanksioneve Moskës për luftën në Ukrainë.

“Secili vend që dëshiron të hyjë në BE duhet të afrohet në plotni me sanksionet që i kemi vënë regjimit më brutal”, tha ajo.

Metsola shtoi se “nuk do të ndalemi. Do të përgjigjemi proporcionalisht derisa Ukraina të fitojë”.

Duke folur për perspektivën e vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, ajo tha se “Ballkani do të fitojë një sinjal të fortë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme