Ka përfunduar pa fitues derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës 1-1.
Ka qenë një pjesë e parë e qetë, ku patën të dyja skuadrat nga një rast të mirë shënimi.
Marko Simonovski i mysafirëve fillimisht goditi bukur me kokë, por edhe më mirë intervenoi Enea Koliçi duke ia mohuar golin maqedonasit.
Rastin më të mirë për vendasit e kishte mesfushorit Arbnor Ramadani i cili nga gjuajtja e lirë goditi shtyllën.
Megjithatë 45 minutat e para të ndeshjes përfunduan ashtu siç filluan baras 0-0.
Vendasit kaluan të parët në epërsi, kur në minutën e 67-të Baton Zabërgja u gjend bukur në zonë pas asistimit nga Mevlan Zeka dhe realizoi për 1-0.
Drita u hodh e gjitha në sulm pas golit nga vendasit dhe në minutën e 83-të gjeti golin e barazimit.
Almir Ajzeraj pranoi një top në zonë dhe me një gjuajte të bukur realizoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Deri në fund gola më nuk pati dhe derbi i dytë i këtij sezoni u mbyll pa fitues.
Drita vazhdon kryesimin në Albi Mall Superligë me 32 pikë, pesë më shumë se Ballkani që ka tre ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndërkohë Gjilani ngritët në vendin e tretë me 24 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Gjilani e luan në udhëtim te Llapi, derisa Drita para tifozëve të vet pret Malishevën
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...