Sekuestrohen 25 mijë euro në Morinë, procedohet 45-vjeçari nga Prishtina

15:04 | 10 Nëntor 2022
K.B

Policia Kufitare në Morinë ka proceduar penalisht shtetasin A.A, 45-vjeç, banues në Prishtinë, për mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Sipas njoftimit të policisë, pasi është kontrolluar automjeti tip “Tauran”, në çantën e dorës së shtetasit A. A., është gjetur dhe sekuestruar një shumë parash prej 25,000 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme