Gjuha e ashpër dhe ofenduese e deputetëve në Kuvend, qytetarët: E papranueshme

15:59 | 10 Nëntor 2022
L G

Një ndër problemet kryesore të Kuvendit të Kosovës në legjislaturat e ndryshme të tij, është gjuha e ashpër e shpeshherë edhe ofenduese mes deputetëve.

Edhe në seancën e sotme plenare, në Kuvend nuk mungojë gjuha jashtëzakonisht e ashpër mes deputetëve, duke mos përjashtuar as sharjet dhe ofendimet mes ministrave dhe deputetëve të opozitës, në këtë rast nga PDK.

Fjalët si “idiot”, “i sëmurë psiqik” e “bandit”, u dëgjuan gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Përdorimi i kësaj gjuhe të ulët, po u pengon qytetarëve.

Arbresh.info ka pyetur qytetarët se çfarë mendojnë në lidhje me gjuhën joparlamentare dhe ofenduese që po përdoret në Kuvend, ku të gjithë ata e konsiderojnë si të papranueshme dhe të pamoralshme këtë gjuhë, duke pasur parasysh mandatin të cilin e kanë fituar deputetët nga populli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme