Vendos KQZ-ja, zëvendësohen deputetët e Listës Serbe

14:14 | 10 Nëntor 2022
K.B

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u  miratua rekomandimi i kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të subjektit politik, Lista Serbe.

Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.

Kjo vjen pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme