Në takimin e organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNFPA-ja me ekspertë diskutuan për regjistrimin e diasporës, ku sot morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, por edhe ministra tjerë të qeverisë së Kosovës, të cilët dhanë kontributin e tyre për çështjen e përpilimit të të dhënave mbi diasporën kosovare.
Kështu, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi theksoi gatishmërinë e qeverisë për të ofruar të gjitha resurset për një regjistrim të të dhënave të sakta të popullsisë, duke përmendur mjetet monetare për realizimin e këtij projekti, që kap shumën 12 milionë euro.
Ndërsa Emilia Rexhepi, zëvendëskryeministre e Kosovës, theksoi se regjistrimi duhet të bëhet për qëllime statistikore.
Kurse Avni Kastrati, drejtor për statistika të popullsisë në Agjenci të Statistikave të Kosovës (ASK), teksa foli për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë, ai krahasoi këtë veprimtari me shtetet skandinave dhe me shtetet tjera në rajon.
Tutje ai u shpreh i hapur në bashkëpunimin me shoqatat tjera për përpilimin e statistikave edhe me Shoqatën me Aftësi të Kufizuara.
“Do të jemi të hapur në përpilimin e pyetjeve shtesë, kemi diku 30 pyetje shtesë, si dhe të dhëna administrative për t’i krahasuar, kjo do të realizohet pas vitit të ri, pa dëmtuar procesin e regjistrimit me pyetësorin”, sqaroi Kastrati.
Ndërkaq zëvendësministrja për Punë të Jashtme e Diasporë, Liza Gashi, duke vënë në dukje elementin emocional të diasporës, ajo përmendi edhe ndikimin ekonomik që ndihmon shumë në zhvillimi e vendit, duke vlerësuar si impakt të lartë, ndonëse nuk ka informacion në statistika të sakta në investime ekonomike.
“Prandaj është e rëndësishme pjesa e regjistrimit për të ditur investimet e diasporës në vendlindje”, deklaroi ajo, transmeton RTKLive.
Tutje ajo theksoi edhe rëndësinë tjetër e të dhënave statistikore për hapjen e konsullatës, që, sipas saj, aty ku ka më shumë dendësi të mërgatës, të hapet konsullata me qëllim të kryerjes së shërbimeve dhe jo vetëm.
Veç kësaj, zëvendësministrja e Diasporës, Liza Gashi, shtoi se në pjesën e diasporës është bërë një punë e mirë në krahasim me vendet e rajonit.
Sipas saj, me përpilimin e statistikave mundësohet të kemi të dhëna për valët e migrimeve, për rajonet gravitimit, etj. duke karakterizuar në bazë të rajoneve edhe karakteristikat e emigrimit, fjala vjen, në rajonin e Gjenevës ka emigrant nga pjesa e Anamoravës, diaspora e Mitrovicës ka të emigruar, mes vendeve tjera edhe në Skandinavi, etj.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?