Plot 100 persona, 80 prej të cilëve besohet të jenë gra, që ishin punësuar në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit, janë ndaluar nga policia shqiptare këtë të enjte.
Ata u kapën në flagrancë teksa po pastronin lëndët e kultivuara narkotike, derisa operacioni u realizua nga drejtoria e përgjithshme e policisë në Shqipëri.
Autoritet vepruan pasi pranuan informacionet se në njësinë administrative Kutalli të Beratit po zhvillohej kultivimi i lëndëve narkotike, ndërkaq për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, policia ka përdorur një autobus për transportimin e tyre drejt drejtorisë së Beratit.
Policia është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë rast bashkë me pronarët e fermës./abcnews.al/
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme