Marco Reus nuk do të jetë në listën e Gjermanisë.
Kombëtarja e Gjermanisë, në ora 12:00 do të publikojë listën me lojtarët e ftuar për Kampionatin Botëror.
Sipas raportimeve të ‘Sky’, në listë nuk do të jetë ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus.
Reus ka një dëmtim në kyçin e këmbës dhe s’është rikuperuar me kohë për këtë kampionat.
I njëjti lojtar kishte humbur Euro 2012, pasi ishte dëmtuar në ndeshjen e fundit asokohe, duke bërë përgatitjet para ndeshjes.
Në vitin 2014, Reus humbi Kupën e Botës, si pasojë e lëndimi. Përsëri, në 2016, në Euro nuk shkoi, pasi u lëndua sikur në vitin 2012, në të fundit ndeshje para Botërorit.
Në vitin 2018, Reus u përcoll nga fati dhe ishte prezent me kombëtaren, në Botëror. Por, fati i keq u kthye në Euro 2021 dhe tani në Kupën e Botës 2022, kur lojtari është i lënduar.
Reus është bërë viral në rrjetet sociale, ku po konsiderohet si lojtari më i pafat ndonjëherë.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...