“Copa Copa” nga Dafina Zeqiri dhe Alban Skenderaj lansohet të shtunën

10:20 | 10 Nëntor 2022
K.B

Dyshja e njohur e estradës, Dafina Zeqiri dhe Alban Skenderaj, javë më parë kishin paralajmëruar projektin e tyre të përbashkët muzikor.

Duket se pritjes po i vjen fundi, ata duket se kanë finalizuar xhirimet e këngës “Copa copa” dhe se tashmë kanë zbuluar datën e lansimit.

Të njëjtit tregojnë se bashkëpunimi i tyre i ri do të publikohet të shtunën në orën 16:00.

“Copa copa të shtunën 16:00”, thuhet në postim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme