Edhe kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, i është shtyrë vizita për në ShBA.
Ky lajm për arbresh.info është konfirmuar nga zëdhënësi i Podujevës, Fatri Zhitia.
“Nuk i është shty vetëm Bulliqit, por shumë kryetarëve të komunave. Ata janë dakorduar që kjo vizitë të shtyhet. E di që të hënën është marrë vendim që t’i shtyhet vizita”, ka thënë Zhitia.
Sipas Zhitisë, disa kryetarë të komunave, përfshirë edhe Bulliqin, udhëtimin për në ShBA kanë pasur ta bëjnë në shtetin e Iowas.
“Vizita ka qenë e planifikuar të bëhet në shtetin e Iwoas, për shkak të binjakëzimit që Kosova ka me këtë shtet. Kanë pasur ta njohin prej afër shtetin atje”, ka deklaruar Zhitia.
Kujtojmë se vizita për në ShBA i është shtyrë edhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu./arbresh.info/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...