Dorëheqja e 10 pjesëtareve serbëve nga FSK, Mehaj: Dezinformatë, tendencë e Beogradit për të nxitur largime nga institucionet e Kosovës

19:02 | 9 Nëntor 2022
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se nuk është i vërtet lajmi që 10 pjesëtar serb të FSK-së kanë dhënë dorëheqje dhe se një lajm i till i shpërndar është dezinformuat nga Serbia.

“Referuar lajmit të publikuar nga mediumi serb, dhe të cituar edhe nga disa medie vendore, ju informojmë se është dezinformatë. Nuk është e vërtetë që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre 10 pjesëtarë serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë tre kërkesa për demobilizim që kemi pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta”, ka njoftuar Mehaj.

Tutje Mehaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se deklarime të tilla kanë për qëllim nxitjen e largimeve dhe frikësimin e pjesëtareve serb nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Prandaj, deklarimet e tilla publike i shohim më tepër si tendencë e Beogradit zyrtar për të nxitur largimin e pjesëtarëve serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, madje, edhe përmes kërcënimeve direkte. Përpjekjet e Serbisë për të frikësuar pjesëtarët serb të FSK-ës janë të papranueshme, shkelin normat e civilizimit dhe vlerat demokratike evropiane. Nuk presim që Serbia të ulë shkallën e kërcënimeve, por dhe Kosova si shtet nuk do të dorëzohet kurrë përpara këtyre presioneve”, thuhet tutje në reagim.

Në fund Mehaj bënë të ditur se e vlerësojnë dhe respektojnë kontributin e çdo pjesëtari të FSK-së.

“Vlerësojmë dhe respektojmë kontributin e secilit pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës për sakrificën dhe shërbimin ndaj atdheut. Kosova është shtet multietnik, dhe Ushtria e Kosovës është garantuese e integritetit territorial dhe jetës së çdo qytetari pa dallim etnie. Bashkë do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO!”, tha Mehaj në fund./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme