Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka bërë të ditur se nëse zyrtarët policorë të komunitetit serb që kanë lënë detyrën e tyre dhe kanë marrë shpërblim nga shteti i Serbisë për këtë veprim, atëherë ata duhet të ndiqen penalisht.
Në këtë rast atyre ua pamundësohet rikthimi i mundësh në Policinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se zyrtarët e policisë për dorëzimin e uniformës kanë marrë si shpërblim nga 1150 euro nga shëtiti i Serbisë.
Postimi i tij i plotë:
Zyrtaret e Policisë ( komuniteti Serb ) që kanë dorëzuar uniformen , tani marrin si shpërblim nga shteti i Serbis 1150 euro si rezultat i veprimit të tyre.
Pra nese ky informacion del që është real athere lind pyetja a janë paguar keta zyrtar edhe nga shteti i Serbis edhe gjatë kohes se ushtrimit të funksionit që kanë
patur deri para dorëzimit të uniformes ?
Nese del që po athere ka bazë ligjor për ndjekje penale dhe kështu t’ju pamundësohet rikthim i mundëshem në unformen e Policisë se Kosovës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...