Rritja e çmimeve të produkteve esenciale nuk ndalet, qytetarët ankohen

16:09 | 9 Nëntor 2022
L G

Kohët e fundit, në Kosovë është vërejtur një rritje e jashtëzakonshme e çmimeve në të gjitha produktet.

Për më tepër, kjo rritje, në të shumtën e rasteve është bërë për produktet themelore apo bazë, pa të cilat, është pothuajse e pamundur sigurimi i ushqimit dhe veprimtarive tjera të nevojshme për qytetarët.

Produktet themelore konsiderohen: drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët e pulës, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, si dhe lëndët e drurit për djegie.

Arbresh.info ka pyetur qytetarët në lidhje me shtrenjtimin e këtyre çmimeve, të cilët, shprehen të pakënaqur me çmimet të cilat po qarkullojnë në treg, dhe e konsiderojnë të papërballueshme këtë shtrenjtim.

Ndonëse pranojnë se çmimet sado pak janë rritur në tërë Evropën, ata ankohen për pagat e ulëta, të cilat sipas tyre, janë në disproporcion me gjendjen reale./arbresh.info/ Emir Abduramani/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme