Google ADS

Tahiri: Shtimi i pranisë së EULEX-it rrezikon ta kthejë veriun në protektorat

14:55 | 9 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Ish kryenegociatorja për bisedime me Serbinë Edita Tahiri ka kërkuar shpjegime nga Qeveria e Kosovës për shtimin e prezencës së EULEX-it në veri të vendit.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se shtimi i kësaj prezence mund ta kthej veriun e vendit në protektorat.

“Shtimi i prezences se Eulex-it ne veri i sherben qetesise dhe sigurise, mirepo, kjo rrezikon ta kthej ne protektorat veriun, te cilen e synon Serbia. Qeveria duhet te jap shpjegime si u rrit prezenca e eulexit ne veri, a u kerkua leje nga qeveria, apo ndoshta kjo qeveri kaq lehte dorezon sovranitetin ne veri te cilen e arritem me shume mund permes dialogut te Brukselit. Ne qeverite e kaluara e shtrijme sovranitetin ne veri, vendosem policine shteterore ne veri dhe kufirin verior, vendosem institucionet e drejtesise dhe te tjera, ndersa  i shuam strukturat paralele serbe. Eshte urgjente te mbrohet veriu dhe ti rikthehet sovraniteti shtetit te Kosoves ne veri”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme