Policia e Tiranës ka njoftuar se ka identifikuar dhe proceduar penalisht shtetasin që telefonoi për të njoftuar vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit, pa specifikuar konkretisht në godinën e cilës gjykatë apeli.
Në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive, ndërsa 47-vjeçari me inicialet J.K., sipas policisë, dyshohet me probleme të shëndetit mendor.
Policia njofton se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K. të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore./a2cnn/
Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më le...
Abdixhiku: Asociacioni aktual është autonomi – do ta refuzoj...
Shkon në 158 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë
Peja pëson ndryshim në roster, largon dy basketbollistë afro...
Pse tufat e shpendëve krijojnë forma të çuditshme në qiell?
Reagon Ferizaj, publikon disa momente kontestuese sipas tyre...