Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga foltorja i është drejtuar opozitës duke i thënë se është mallkimi i vendit.
Në fjalën e tij teksa është ndalur te “Porti i Durrësi”, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky projekt është investim i huaj dhe do sjellë 12 mijë punësime.
“Investimi që do bëjmë në Portin e Durrësit është një simbol kombëtar që punëson 12 mijë njerëz, nuk nxjerr asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit. Është investim i huaj direkt. Se ku e gjeni ju paftyrësinë të hidhni baltë mbi një projekt që nuk dini gjë. Hidhni baltë nga foltorja e një katundi politik mizerabël, ku ju jeni katundarët më mizerabël mes nesh, se për katundar me mua nuk haheni dot, se jam katundari më i mirë këtu me Xhemal Qefalinë, unë nuk e di. Di që ju jeni të mallkuar dhe jeni mallkimi që e ndjek këtë vend që nga 1912. Bartësit e mallkimit për vendin janë ata që mungojnë këtu sot. Ti bëjë kujdes, shiko proceset që ke”, tha ai./Euronews.al
Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më le...
Abdixhiku: Asociacioni aktual është autonomi – do ta refuzoj...
Shkon në 158 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë
Peja pëson ndryshim në roster, largon dy basketbollistë afro...
Pse tufat e shpendëve krijojnë forma të çuditshme në qiell?
Reagon Ferizaj, publikon disa momente kontestuese sipas tyre...