Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për situatën në veri të vendit në hapjen e mbledhjes së Qeverisë.
Kurti ka folur sërish për presionet dhe sulmet me të cilat po përballen qytetarët serbë në veri, ndërsa tha se këto po bëhen nga njerëzit që e kanë problem sundimin e ligjit, transmeton Zeri.info.
“Ne duam sundim të ligjit, nuk është zgjedhje është detyrim, mungesa e tij është kërcënim për të gjithë, me këtë kërcënim po ballafaqohen bashkëqytetarët tanë në katër komunat të vendit tonë. Presioni dhe sulmet ndaj tyre nga bandat e individ kriminal janë vetëdeshmia se çka prodhon mungesa e sundimit të ligjit. Problemi i tyre nuk janë vendimet tona, as afatet që parashihen në to”, tha Kurti, transmeton Zeri.info.
Ai tregoi se deri më sot janë lëshuar mbi 1000 fletë qortime, ndërsa deri tani nuk është regjistruar asnjë incident apo ankesë për to.
“1012 vërejtje janë lëshuar deri sot në mëngjes, asnjë incident i shënuar asnjë ankesë e regjistruar. Problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegjet e veturave dhe shtëpive, trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin”.
“Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve i pengon ligjmëria e kushtetutshmëria, luftimi i krimit e korrupsionit në vendin tonë”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i Qeverisë ka përsëritur thirrjen që mos të braktisen institucionet e Kosovës.
“Bëj thirrje edhe njëherë që të mos bojkotohen e të mos braktisen institucionet e Kosovës, dua të falenderoj bashkëqytetarët tanë serb për pjekurin e treguar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, tha Kurti.
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...