Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e përgjithshme të thirrur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Në fillim të kësaj mbledhje, kryeministri Kurti është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.
Ai ka bërë thirrje sërish që mos të braktisen institucionet
“Ne duam sundim të ligjit sepse duhet sundim i ligjit. Nuk është zgjedhje është detyrim. Mungesa e tij është kërcënim për të gjithë, me këtë kërcënim më së shumti po ballafaqohen bashkëqytetarët në katër komunat në veri të vendit tonë. Presionet dhe sulmet ndaj tyre nga bandat kriminale janë vete dëshmi se çka prodhon mungesa e sundimit të ligjit. Problemi i tyre nuk janë vendimet tona, as afatet që parashihen. 1 mijë e 12 vërejtje janë lëshuar deri sot në mëngjes, asnjë incident dhe asnjë ankesë. Se problemi i disa prej serbëve në veri të vendit janë sulmet me bomba, djegia e veturave dhe shtëpive. Trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve janë ata që po u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria. Luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit tek ne. Ne jemi qeveri e përgjegjshme e të gjithëve kundër kriminelëve. E përkushtuar për zhvillim, integrim e barazi për të gjithë e për respektimin e të drejtave të njeriut e pakicave. E shërbim ndaj qytetarëve pa dallim”, u shpreh Kurti.
Kurti shtoi se Kosova është shtet demokratik dhe aleate e besueshme e paqes.
“Sundimi i ligjit dhe demokracisë janë garantuesit më të mirë të paqes dhe janë vlera të përbashkëta me partnerët tanë”, tha Kurti.
Kryeministri bëri thirrje edhe njëherë në drejtim të serbëve në Kosovë, që të mos bojkotohen e braktisen institucionet.
“Dua të falënderojë bashkëqytetarët tanë serbë në ruajtjen e qetësisë, paqes dhe sigurisë”, theksoi Kurti./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...