Botuesi i revistës ikonë të modës Vogue, Conde Nast, ka ngritur një padi prej 4 milionë dollarësh kundër rep artistëve Drake dhe 21 Savage, pasi dyshja krijoi botime duke përdorur logon e revistës për të promovuar albumin e tyre të ri “Her Loss”.
Kopjet me pamje të revistës u bënë virale në mediat sociale, postera të rremë u vendosën në Nju Jork dhe fotografitë u shpërndanë në rrugë në vende si Miami, Atlanta dhe Los Angeles, shkruan PageSix.
“Unë dhe vëllai im nesër në stendat e gazetave!! Faleminderit Vogue dhe Anna Wintour për dashurinë dhe mbështetjen në këtë moment historik”, pati shkruar Drake.
Sipas padisë të paraqitur këtë javë në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, Conde Nast ka kërkuar që Drake dhe ekipi i tij të ndalonin “përdorimin e paautorizuar të markës tregtare Vogue dhe t’i heqin postimet në Instagram e të sçarojnë publikisht se kjo nuk ishte një kopertinë e vërtetë e revistës./arbresh.info/
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell