Google ADS

Imami shqiptar mban fjalim në një kishë në Zvicër

10:09 | 9 Nëntor 2022
A. B.

“Të krishterët dhe muslimanët besojnë në të njëjtin Zot: Zotin e Abrahamit dhe Isakut. Është mirë që mund të festojmë së bashku këtu dhe tani. Sepse ne jemi në rrugën tonë së bashku si besimtarë në rrugë të ndryshme, por drejt të njëjtit Zot”.

Kultivimi i bashkëjetesës mes komuniteteve fetare në Zvicër është një traditë e bukur që ushqehet çdo ditë, edhe me veprime konkrete.

Në këtë kuadër, të dielën, më 6 nëntor, imami, hfz. Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në kishën fqinje evangjelsite (reformiste) në Winkeln (SG), shkruan albinfo.ch. Ai me këtë rast ka përshëndetur priftin evangjelist, Marcus Schattan, prift i cili ishte i angazhuar deri më tani në këtë kishë.

“Me Marcusin u përshëndetëm pasi tash ai kalon në një qytet tjetër, për të shërbyer në institucione të tjera. Në këtë ceremoni fetare lamturmirëse mori pjesë, pos imamit, edhe kryetari i xhamisë, Sadush Ajrullai. Vëllezërisht në paqe, të ndryshëm por të bashkuar!”, shprehet imami në një postim në rrjetet sociale.

Me këtë rast, hfz. Mehas Alija i ka dhuruar një dhuratë simbolike priftit Marcus Schatan

Në fjalëne tij, ai veç tjerash ka thënë: “Komuniteti i besimtarëve është më i madh se vetëm komuniteti i të krishterëve të reformuar dhe katolikë: ne jemi në rrugën tonë së bashku si myslimanë dhe të krishterë. Ne jemi jashtë dhe rreth së bashku këtu në qarkun Winkeln dhe kudo tjetër në shoqërinë zvicerane. Të krishterët dhe muslimanët besojnë në të njëjtin Zot: Zotin e Abrahamit dhe Isakut. Është mirë që mund të festojmë së bashku këtu dhe tani. Sepse ne jemi në rrugën tonë së bashku si besimtarë në rrugë të ndryshme, por drejt të njëjtit Zot”.

I dashur Marcus
Në emër tim dhe të komunitetit tonë islam El-Hidaje, ju falënderoj shumë për mikpritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm. Mirëpritja juaj ka qenë gjithmonë e mrekullueshme dhe kaq e ngrohtë!
Tradita hebraike-kristiane-islame në Evropë paraqet një vlerë të veçantë për të gjithë ne, prandaj duhet ta ruajmë dhe kultivojmë në frymën e paqes dhe të harmonisë.

I dashur Marcus, ju uroj gjithë të mirat, ju dhe familjes tuaj dhe komunitetit tuaj!
Më në fund, paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë ne!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme