Klani i famshëm Kardashian/Jenner, mori gjithë vëmendjen në CFDA Fashion Awards 2022.
Kim, Khloe dhe motrat e tjera, Kendall dhe Kylie Jenner, befasuan në tapetin e kuq në një sërë stilesh të ndryshme për festën e modës të mbajtur në Cipriani South Street në New York, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info
Kim, 42 vjeçare, zgjodhi një fustan të zi lëkure të markës Dolce&Gabbana, ku shkëlqeu.
Ndërsa Khloe, 38 vjeçe, zgjodhi një fustan shkëlqyes ngjyrë kafe me një prerje të guximshme nga pjesa e barkut dhe gjoksit të realizuar nga stilisti LaQuan Smith.
Kylie, 25 vjeçe, kishte veshur një fustan të Thierry Mugler nga viti 1999 me një bust asimetrik gjysmë të tejdukshëm dhe një fund kadifeje me çarje.
Për dallim nga ekspozimi dhe eleganca e motrave, Kendall ka zgjedhur të shfaqet më thjeshtë me një fustan të bardhë me dekolte të hapur.
Me një grim të thjeshtë e me flokë të valëzuara, 27 vjeçarja u shfaq në formë të mrekullueshme. /arbresh.info/
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq